Një 63-vjeçar, i identifikuar si Sotiraq Ilo është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Liqenin e Pogradecit. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit. Policia e Pogradecit ka mbërritur menjëherë në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe identifikimin e viktimës.
“Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

