Një pushues është gjetur i mbytur në plazhin e Durrësit. Viktima i seksit mashkull rreth 60-vjeç, i veshur me rroba plazhi ngjyre blu, ende i paidentifikuar u gjet nga policia e kufirit, teksa po patrullonte përgjatë vijës bregdetare. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka mendohet të jetë mbytur. Nga ana te policisë po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes së pushuesit. Ky është rasti i parë që në këtë fillim sezoni një pushues humb jetën. /abcnews.al
Gjendet një person i mbytur në det
schedule15:00 - 10 Qershor, 2019
schedule 15:00 - 10 Qershor, 2019