Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

schedule09:46 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 09:46 - 27 Dhjetor, 2021

Një qytetar ka raportuar në polici se në afërsi të lumit ka gjetur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.

Fsh. Bajqinë, Podujevë 26.12.2021-11:07. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se në afërsi të lumit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë larguar mjetin pa incidente”, ka bërë të ditur policia./Express