Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë në Borsh. Sipas informacionit paraprak nga policia viktima është me inicialet R. N.
Ai jetonte vetëm dhe mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete dhe dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al