Një burrë i dehur hyri në një sallon bukurie pranë Varshavës të dielën dhe e zuri gjumi në një nga kolltukët dhe megjithëse pretendon se nuk mban mend asgjë, ai rrezikon deri në pesë vjet burg.
Policia iu përgjigj një raportimi se një burrë hyri në një sallon bukurie, duke anashkaluar derën e përparme, në qytetin Pjasecno pranë Varshavës.
Kur ka mbërritur policia, 23-vjeçari ishte duke fjetur në një kolltuk duke mbajtur fort celularin në duar. Policët e zgjuan dhe i riu u tha se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë.
“Megjithë amnezinë e tij, ai nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për atë që ka bërë dhe për veprën penale të shkatërrimit apo dëmtimit të pasurisë së dikujt tjetër, ai përballet me një dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet ”, tha zëdhënësja e policisë.
Në kuadër të hetimeve për vjedhje, policia konstatoi se personi, i cili u konfirmua se ishte në gjendje të dehur, dyshohet se i ka shkaktuar dëme në vlerë prej 1854 euro, pasi ka dëmtuar edhe divanin, dollapët dhe produktet kozmetike./abcnews.al