Gjendet një foshnje e pajetë pranë koshit të plehrave, shoqërohet në polici nëna

schedule10:52 - 30 Tetor, 2018

schedule 10:52 - 30 Tetor, 2018

Një fëmijë e seksit femër u gjet mëngjesin e sotëm e hedhur në një kazan plehrash në lagjen “Kongresi” të Lushnjes.

Sipas policisë në vend ngjarje, ka qenë një mbledhëse e mbeturinave, e cila gjatë kërkimit nëpër kazane ka parë të porsalindurën të mbështjellë me disa rroba dhe të futur në një kuti kartoni.

Pas kësaj trupi i pajetë i foshnjes është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes për të bërë ekzaminimet kurse policia shoqëroi 32-vjeçaren A.N e dyshuar si nëna që ka brakturs foshnjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!