Marina argjentinase njoftoi se disa studiues kanë gjetur nëndetësen “ARA San Juan” në thellësitë e Atlantikut. Gjetja e mjetit lundrues me 44 anëtarë të ekuipazhit që humbën jetën në bord, erdhi një vit pas zhdukjes së nëndetëses.
Mjeti nënujor, u zbulua në 800 metra thellësi në ujërat në afërsi të gadishullit Valdes në Argjentinë. Nëndetësja u gjet nga një robot nëndetës i kontrolluar nga anija amerikane “Ocean Infinity”.
Ky robot ishte angazhuar për kërkimin e fundit të mjetit lundrues të zhdukur. Nëndetësja ushtarake argjentinase humbi çdo kontakt me autoritetet në 15 Nëntor të 2017-s. Një javë më pas marina pranoi se 44 anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur pasi mbaroi oksigjeni i nëndetëses./abcnews.al