Një grua nga Vancouver gjeti telefonin e saj iPhone 11, pas gjashtë muajsh në fund të një liqeni dhe ende funksionon.
Fatemeh Ghodsi tregoi se ajo po hipte në anije në Liqenin Harrison në shtator kur ajo lëshoi telefonin e saj në ujë.
“Isha në një situatë ku disi humba ekuilibrin dhe e hodha në ujë”, tha ajo për CBC News.
Ndërkohë që telefoni ishte gjetur nga ccifti Clayton dhe Heather Helkenberg, të cilët ishin të zhytur nën parkun ujor Lake Harrison.
Helkenberg tha se ai mori numrin e telefonit të Ghodsi nga karta SIM e pajisjes dhe i dërgoi mesazh për të thënë se ai e kishte gjetur telefonin e saj.
Ndërsa Ghodsi tha se telefoni ende punon, por mikrofoni dhe altoparlanti nuk janë aq të qarta.