Gjendet në Abu Dhabi perla 8 mijë vjeçare, më antikja në botë

schedule16:41 - 22 Tetor, 2019

schedule 16:41 - 22 Tetor, 2019

Perla më antike në botë pritet të ekspozohet për herë të parë që nga gjetjae saj në Luvër të Abu Dab-it. Ajo u gjet në vitin 2017, në ishullin Marauah. Falë teknikës së radiokarbonit ajo u datua mes periudhës 5800 – 5600 para Krishtit.

Kjo e bën atë perlën më antike të zbuluar ndonjëherë. Ka një diametër 3 centimetra dhe ngjyrë rozë të zbehtë, ndërsa publiku në Abu Dabi mund ta shohë nga afër vetëm në datën 30 tetor.

Nga librat historikë rezulton se Abu Dabi ishte një qendër tregtare shumë e njohur për perlat e tij në shekullin 16. Kërkimet për perlat vijuan deri në 1900-ën kur japonezët zhvilluan teknika të reja për t’i kultivuar.

Ende sot ka në Abu Dabi kompani udhëtimesh që organizojnë zhytje turistike në kërkim të perlave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!