Gjendet mumia 800-vjeçare në Peru

schedule15:21 - 27 Nëntor, 2021

schedule 15:21 - 27 Nëntor, 2021

Një mumie që vlerësohet të jetë të paktën 800 vjeç është gjetur në Peru nga një ekip arkeologësh.

Sipas Guardia, mbetjet e mumifikuara ishin të një personi nga kultura që u zhvillua midis bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut.

“Karakteristika kryesore e mumies është se i gjithë trupi ishte i lidhur me litarë dhe me duar që mbulonin fytyrën, gjë që do të ishte pjesë e modelit lokal të funeralit”, tha arkeologu Van Dalen Luna, shkruan Guardian.

Mumia u gjet brenda një strukture nëntokësore të gjetur në periferi të qytetit të Limas. Në varr kishte edhe sende të tjera, duke përfshirë qeramikë, mbetje perimesh dhe vegla guri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!