Nicolo Barella është në proces të negociatave për një kontratë të re me Interin dhe raportohet se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje.
Mesfushori ka vazhduar të shkëlqejë në skuadrën e Simone Inzaghit edhe këtë sezon.
Në fazat e mbylljes së merkatos së verës vitin e kaluar, Manchester City iu afrua Interit për të kërkuar zyrtarisht informacione për Barellan dhe pozicionin e tij në merkato.
27-vjeçari duket si ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes, duke vendosur për të vazhduar me zikaltrit.
Sipas “Calciomercato”, Interi ka qenë në bisedime me italianin dhe përfaqësuesit e tij që nga janari dhe negociatat kanë vazhduar të përparojnë gjatë javëve të fundit.
Barella thuhet se tani ka arritur një marrëveshje verbale në lidhje me një kontratë të re me liderin e Serie A.
Tani pritet që gjërat të zhvillohen dhe marrëveshja mes palëve të nënshkruhet zyrtarisht në javët në vazhdim.
Kontrata aktuale e Barellas skadon në verën e vitit 2026./ h.ll/abcnews.al