Gjendet kompromisi/ Emri i ministrit të Brendshëm teknik në Maqedoninë e Veriut

schedule23:15 - 2 Janar, 2020

schedule 23:15 - 2 Janar, 2020

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut ka propozuar Naqe Çulev për ministër të Brendshëm. Partia në pushtet e Zoran Zaev, LSDM e ka pranuar kandidaturën e tij duke deklaruar se nuk shkelet Kushtetuta, pasi kandidati i opozitës nuk është ushtarak dhe as person nën hetim.

Çulev është diplomuar në kriminalistikë dhe punon në Agjencinë për Zbulim. Ai ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh në Britani të Madhe, Gjermani, Bullgari dhe në vende tjera të Europës.

Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye, duhet të votohet deri para mesnatës së sotme.

Para propozimit që Naqe Çulev të jetë ministër i brendshëm në Qeverinë teknike, VMRO-DPMNE tërhoqi kandidaturën e kolonelit Dragan Kovaçki, për këtë post.

/abcnews.al