Një deputet nga Ukraina është gjetur i vdekur në tualetin e zyrës së tij, në Kiev, të shtunën.
Trupi i pajetë i Valeriy Davydenko, 47 vjeç u gjet nga një pastrues. Zëvendës ministri i Brendshëm thotë se deputeti kishte një plagë arme zjarri në kokë, ndërsa shtoi se kanë nisur hetimet.
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar në disa pista. Ndërsa dyshimet e mëdha janë se deputeti është vetëvrarë.
Megjithatë pista e një vrasje e inskenuar si vetëvrasje është gjithashtu në tavolinë.
Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.
Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Bujqësisë. /abcnews.al