Policia e Tiranës ka njoftuar se rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kësaj të premteje është gjetur i vetëvarur një 54-vjeçar, në Selitë të Vogël në kryeqytet.
Policia ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.10.2020, rreth orës 22:20, në vendin e quajtur Selitë e Vogël, është gjetur pa shenje jete, i vetë’varur shtetasi V.L, 54 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
N.D./abcnews.al