Një 39-vjeçar është gjetur i vetëvarur në Elbasan ditën e sotme. Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjatja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.
Ende nuk dihen arsyet qe e çuan 39-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan në banesë është gjendur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi G.B., 39 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al