Një person është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës. Mediat në Kosovë raportojnë se viktima dyshohet se është vrarë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj tha se bëhet fjalë për një 58 vjeçar, trupi i të cilit është dërguar për ekspertizë.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj, raporton gazeta Telegraf./abcnews.al