Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet i vdekur një 81 vjeçar në Novoselë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh

schedule14:17 - 15 Mars, 2025

schedule 14:17 - 15 Mars, 2025

Një shtetas 81 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Fitore në Novoselë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

“Sot, më datë 15.03.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore, Novoselë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi H. T., 81 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.



Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!