Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në Empoli të Italisë. Mediat vendase raportojnë se një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur pranë ish-fabrikës së qelqit, ndërsa ka dyshime se është vrarë.
Trupi nga vëllai i viktimës, mëngjesin e së premtes. Do të jetë autopsia që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Hetuesit do të sqarojnë nëse 36-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale apo është vrarë. Ndërkohë, që më shumë mbështet hipoteza e parë.
Trupi i të riut kishte nisur të dekompozohej, ndërsa vëllai i tij ka bërë zbulimin e tmerrshëm. Prej ditësh ai nuk dinte asgjë për të vëllain dhe kishte nisur ta kërkonte.
Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vitesh. Trupi i tij është gjetur i shtrirë në tokë në zyrat e ish-kompanisë, jo shumë larg qendrës së qytetit. g.v/abcnews.al