Themeluesi i organizatës humanitare të “Kaskave të Bardha” është gjetur i vdekur jashtë banesës së rinj në Stamboll. Drejtësia greke ka përjashtuar menjëherë pistën e vetëvrasjes, ndërsa mediat shkruajnë se pak ditë më parë ai ishte akuzuar nga Moska për spiunazh.
Mister në Stamboll rreth vdekjes së Xhejms Gustaf Eduard Lë Mezurier, një nga themeluesit e organizatës humanitare të kaskave të bardha.
Trupi i tij u gjet me duar dhe këmbë të thyera, jashtë banesës së tij. Në pritje të autopsisë, drejtësia turke ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes. Nga kontrolli i telekamerave të sigurisë të lokaleve në zonë, nuk është zbuluar asgjë, as dhe lëvizje të dyshimta.
Vullnetarët e Mbrojtjes civile siriane, u shprehën të shokuar dhe lavdëruan punën e tij duke thënë se sirianët do e mbajnë mend gjithmonë.
Dy ditë më parë Moska kishte akuzuar Lë Mezurier për spiunash dhe bashkëpunim me grupe terroriste duke zbuluar dhe rolin e tij të ish agjentit të shërbimeve sekrete britanike.
Kaskat e bardha kanë qenë protagonistë të shumë shpëtimeve gjatë bombardimeve ruse në Alepo. Filmimet e publikuara nga ata zemëruan Moskën dhe Damaskun që i akuzojnë se po dizinformojnë dhe bëjnë propagandë në favor të perëndimit. Organizata nuk ka pasur asnjëherë probleme me qeverinë turke.
Një mik i viktimës, gazetari Oz Katerji, tha për CNN se kishte mësuar nga bashkëshortja e ish spiunit britanik, se ai kishte rënë nga ballkoni ndërsa ajo po flinte. Sipas tij Bashkashortja e viktimës nuk mendon se bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë, por ajo po flinte dhe nuk mund të jetë e sigurt 100 për qind. Por ballkoni nuk është shumë lart nga toka dhe policia nuk ka përjashtuar asnjë pistë.
48 vjeçari, ishte themelues i Mej Dej Riskju, një organizatë jo qeveritare e cila merrej me trajnimin e kaskave të bardha dhe ka qenë kandidate dhe për cmimin Nobel për paqe. Ai njihej si një nga themeluesit dje instruktor i grupit prej vitesh i impenjuar në shpëtimin e viktimave të bombardimeve dhe të të mbijetuarve nga gërmadhat. Aktivitet që i dha Lë Mezurier dhe çmimin e Kavalierit nga Mbretëresha Elizabetë. BBC në raportimin e lajmit për vdekjen e tij shton se ai një ish zyrtar i ushtrisë, ka punuar dhe për Kombet e Bashkuara. /abcnews.al