Gjendet i vdekur në burg financieri miliarder i akuzuar për abuzim seksual me të mitura

schedule20:27 - 10 Gusht, 2019

schedule 20:27 - 10 Gusht, 2019

Një financier miliarder amerikan është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut, ndërsa priste gjyqin për akuzat e abuzimit seksual me të mitur.

Trupi i Jeffrey Epstein u gjet në 06:30 të mëngjesit me kohën lokale në një burg në New York.

Zyrtarët thanë se vdekja e tij ishte një vetëvrasje e dukshme, ndërsa FBI po heton ngjarjen.

Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate bëri të ditur se Epstein u transportua në një spital lokal për trajtimin e dëmtimeve të rrezikshme për jetën, ku u deklaruara edhe i vdekur.

Financieri amerikan po mbahej në burg që prej 6 korrikut për prostitucion e trafik femrash të mitura. 66 vjeçari ishte akuzuar për trafikim të femrave, disa prej të cilave ende nuk kishin mbushur 14 vjeç.

Por ai  kishte deklaruar se është i pafajshëm për akuzat. Vdekja e Epsteinit vjen një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumente gjyqësore që zbuluan akuza të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij.

Epstein u akuzua se paguante vajza nën moshën 18 vjeç për të kryer akte seksuale në pallatet e tij në Manhattan dhe Florida midis viteve 2002 dhe 2005.

Financieri me origjinë nga Brooklyn bëri emër në bankën e investimeve “Bear Stearns” përpara se të hapte firmën e tij në vitin 1982, duke administruar para për klientët me pasuri më të mëdha se 1 bilion dollarë./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!