Gjendet i vdekur në banesë amerikani në Sarandë, trupi niset drejt Tiranës

schedule22:40 - 8 Prill, 2020

schedule 22:40 - 8 Prill, 2020

Një shtetas  amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë. Lajmi është konfirmuar për abcnews.al nga gazetarja Silvi Sulaj.

Mësohet se 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1. Prej tri ditësh i moshuari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij dhe kjo ka shqetësuar atë, i cili ka njoftuar më pas policië.

Blutë e Sarandës së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur  të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të pa jetë në shtratin e tij 70 –vjeçarin, shkruan abcnews.al

Mësohet se trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore për të përcaktuar  shkakun e vdekjes, duke u nisur edhe nga situata e koronavirusit.

Sakaq, burime nga hetimi bëjnë të ditur se në trupin e të ndjerit, nuk janë vënë re shenja dhune.