Një shtetas amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë. Lajmi është konfirmuar për abcnews.al nga gazetarja Silvi Sulaj.
Mësohet se 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1. Prej tri ditësh i moshuari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij dhe kjo ka shqetësuar atë, i cili ka njoftuar më pas policië.
Blutë e Sarandës së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të pa jetë në shtratin e tij 70 –vjeçarin, shkruan abcnews.al
Mësohet se trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, duke u nisur edhe nga situata e koronavirusit.
Sakaq, burime nga hetimi bëjnë të ditur se në trupin e të ndjerit, nuk janë vënë re shenja dhune.