Një person i pajetë është gjetur në lagjen “Partizani” në Elbasan.
Sipas policisë ai është gjetur brenda një garazhi pa shenja jete ndërsa është identifikuar si P.B. rreth 68 vjec i cili ishte endacak.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazhd është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al