Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet i pajetë në kasolle i riu shqiptar

schedule18:15 - 26 Maj, 2019

schedule 18:15 - 26 Maj, 2019

Itali- Përfundim tragjik për shqiptarin Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej 30 Prillit të këtij viti. Trupi i të riut u gjet i varur dhe në gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur. Sipas policisë i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër. Ata madje janë shprehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.

Hetimi për gjetjen e Dorianit u bë nga karabinierët  e Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Dorianit, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij.



Doriani kishte shkuar në Itali që në Janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!