Sarandë- Një i ri është gjetur i pajetë në Sarandë, bëhet fjalë për 33-vjeçarin R.M i cili është gjetur i vdekur nga familjarët e tij .
Sipas policisë dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërsa shton se po heton lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. E.L//abcnews.al/