Vazhdojnë kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit të Iranit, ekipi i shpëtimit kontaktoi me dy persona në bord

schedule20:30 - 19 Maj, 2024

schedule 20:30 - 19 Maj, 2024

Vazhdojnë ende kërkimet për gjetjen e helikopterit të zhdukur pranë kufirit me Azerbajxhanin me të cilin udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi. Një zyrtar iranian tha se kishin pasur kontakte me dy persona në bordin e helikopterit dhe se përplasja kishte qenë “jo e rëndë”.

Zyrtari tha se kishin kontaktuar “disa herë” me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të fluturimit menjëherë pas rrëzimit, gjë që tregon se incidenti nuk ishte “i rëndë”.

Më herët, televizioni shtetëror iranian raportoi se helikopteri ishte gjetur pa dhënë detaje mbi fatin e personave në bord. Mirëpo, lajmi është mohuar nga Gjysmëhëna e kuqe.

Tre helikopterë po fluturonin në të njëjtën rrugë përpara se dy të humbnin kontaktin me helikopterin e Presidentit Raisi, tha zëvendëspresidenti iranian për çështjet ekzekutive Mohsen Mansouri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!