Gjendet e vdekur në banesë 65-vjeçarja në Elbasan

schedule11:29 - 18 Korrik, 2021

schedule 11:29 - 18 Korrik, 2021

Një 65-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhdur në lagjen “Kongresi”.

Shtetësja P. L.,  65 vjeçe, e cila ishte e sëmurë dhe  jetonte e vetme në banesë është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 18.07.2021, rreth orës  08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në  banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune  shtetesia P. L.,  65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja  ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale,” thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!