Gjendet e pajetë e moshuara në breg të detit

schedule23:30 - 4 Qershor, 2019

schedule 23:30 - 4 Qershor, 2019

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në breg të detit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërnënas, Libofshë dhe trupi i pajetë është parë nga peshkatarët e zonës.
Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe ende e paidentifikuar e cila dyshohet se është mbytur në det.
Ndërsa trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al