Jadon Sancho tashmë mund të quhet lojtar i Manchester United. Ylli i Borussia Dortmund shkëlqen prej vitesh në Gjermani dhe “Djajtë e Kuq” më në fund ia kanë arritur ta marrin.
Sky Sport, një nga burimet më të sigurta të merkatos, raporton se dy klubet kanë gjetur akordin për 21-vjeçarin, i cili do kthehet në Manchester, këtë herë në ngjyra të tjera, për shifrën e 85 milionë eurove.
Detajet nuk janë mbyllur ende, por lajmi është se gjithçka është fiksuar në këtë shifër. Tashmë po diskutohet mënyra e pagesës së parave.
Sancho kaloi te Borussia Dortmund nga Manchester City në verën e vitit 2017. Në 137 ndeshje për gjermanët, 21-vjeçari shënoi gjithsej 50 gola dhe asistoi 64 herë. /abcnews.al