Një 60-vjeçare është gjetur e mbytur ditën e sotme në lagjen nr.13 Durrës.
Dyshimet e para të policisë janë se ajo është mbytur duke u larë në det, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al