Drejtori i Interpolit, Meng Honguei, i shpallur i zhdukur disa ditë më parë, është në Kinë dhe është marrë në pyetje nga autoritete kineze pas mbërritjes në vend. Lajmi ëshët raportuar nga e përditshmja kineze e Hong Kongut “South Tea Morning Post”, duke iu referuar burimeve anonime. Meng, 64 vjeç, raportohet se ka arritur në Kinë një javë më parë.
Në faqen e internetit të Ministrisë kineze për Sigurinë Publike, Meng prezantohet si zëvendësministër, por ka humbur postin e tij në komitetin e Partisë Komuniste në prill, thuhet më tej në shkrim. Ai u emërua drejtor i Interpolit në vitin 2016. /abcnews.al