Një çantë me 3 kg ar është gjetur në një tren tetorin e kaluar, dhe autoritetet zviceriane janë vënë në kërkim të pronarit. Ari, me një vlerë rreth 191.000 dollarë, ishte gjetur në një tren të linjës mes qyteteve St Gallen dhe Lucerne.
Personi që zotëron arin, ka pesë vite kohë për të rimarrë pasurinë në zyrën e Prokurorit në Lucerne, thanë autoritetet lokalë në një deklaratë zyrtare, shkruan BBC.
Ky zbulim u bë publik pasi përpjekjet për të gjurmuar pronarin ishin të pasuksesshme. Megjithatë, nuk është e qartë se si autoritetet do të verifikojnë pohimet e personave të cilët shfaqen dhe thonë se ari është i tyre. /abcnews.al