Pjesët e trupit të një njeriu që u zhduk në fillim të këtij muaji duket se janë gjetur brenda një peshkaqeni.
Diego Barria, një 32-vjeçar, baba i tre fëmijëve, u pa për herë të fundit duke hipur në automjetin e tij pranë brigjeve të provincës jugore Chubut të Argjentinës më 18 shkurt.
Të dielën herët në mëngjes, dy peshkatarë i raportuan rojes bregdetare lokale se kishin kapur tre peshkaqenë afër vendit ku ishte gjetur automjeti i Barria.
Familja e burrit e njohu atë “për shkaks të një tatuazhi që kishte në njërën prej pjesëve të trupit”, shtoi ajo, megjithëse do t’i nënshtrohen gjithashtu testit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.
Nuk është e qartë se çfarë ndodhi, por hetimet vazhdojnë, automjeti i dëmtuar i Barria u gjet në një plazh pranë Rocas Coloradas dy ditë pasi ai u zhduk./abcnews.al