Gjendet Bibla e vogël prej ari

schedule16:20 - 5 Nëntor, 2021

schedule 16:20 - 5 Nëntor, 2021

Një Bibël e vogël prej ari është gjetur në Angli, e cila mendohet se i përkiste familjes mbretërore mesjetare dhe vlen qindra mijëra paund. Infermierja Buffy Bailey po punonte tokën pranë Kështjellës Sheriff Hutton në North Yorkshire me burrin e saj Ian kur zbuloi Biblën.

Objekti i vogël, që është vetëm 1.5 cm i gjatë, peshon rreth 5 g dhe ari është 22 karatësh. Daton nga shekulli i 15-të dhe besohet se i përkiste një të afërmi të mbretit Richard III.

Ashtu si xhevahiri i Middleham, ai ka gdhendje të shenjtorëve mbrojtës mesjetarë të lindjes, duke përfshirë Shën Margaretën e Antiokisë.

Unë dhe burri im shkojmë nëpër të gjithë vendin për të zbuluar metale. Vendosëm të vizitonim Jorkun sepse e dinim se kishte shumë histori. Gërmova pak dhe ende nuk e besoja se do të ishte ndonjë gjë e veçantë. Thjesht mendoja se do të ishte një unazë.“, tha ajo.

Që atëherë, zonja Bailey ia ka treguar librin Shoqërisë Richard III dhe aktualisht po vlerësohet nga Muzeu i Yorkshire

Libri i arit mësohet se është gjetur pranë kështjellës Sheriff Hutton në North Yorkshire

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!