Gjendet amerikani i zhdukur/ Këmbëzbathur në rrugët e Damaskut pas lirimit nga burgu i Assad

schedule15:41 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 15:41 - 12 Dhjetor, 2024

Travis Timmerman, një shtetas amerikan 29 vjeçar është gjetur në Damask, kryeqytetin e Sirisë, pasi ishte shpallur i zhdukur në fillim të këtij viti.

Shtetasi amerikan nga Missouri u gjet nga banorët duke u endur me këmbët zbathur në një lagje në jug të kryeqytetin sirian.

Ai ka deklaruar se ishte liruar nga burgjet e regjimit të Bashar Al Assad së fundmi ndërsa në një video të publikuar në rrjetet sociale ai thotë se është Travis dhe se ishte një shtetas Amerikan.

Në një prononcim për CBS News Travis Timmerman ka rrëfyer se ai ishte burgosur në Siri për disa muaj pasi kishte hyrë në këtë shtet pa leje duke kaluar kufirin me Libanin.

29 vjecari ka rrëfyer se ai kishte shkuar në Siri për një udhëtim shpirtëror dhe fetar ndërsa rrëfeu se doli nga qelia pasi dy burra me kallash thyen dyert e qelisë ku ai po qëndronte.

Policia hungareze kishte lëshuar një alarm se shtetasi amerikan Travis Timmerman ishte shpallur i zhdukur në muajin qershor të këtij viti.

29 vjecari ka rrëfyer se nuk është torturuar në burgjet Siriane por ai ka rrëfyer se e vetmja pjesë e keqe është se ai nuk lejohej të shkonte në Tualet kur kishte nevojë.

Mijëra shtetas Sirianë dhe të huaj që ishin burgosur nga regjimi i Bashar Al Assad janë liruar nga qelitë këtë javë pasi rebelët rrëzuan Presidentin e këtij shteti duke marrë kontrollin  e disa qyteteve përfshirë këtu edhe Damaskun, kryeqytetin Sirian.

Mijëra njerëz janë torturuar dhe vrarë në burgjet siriane nga regjimi famëkeq i Bashar Al Assad përgjatë më shumë se 23 viteve të tij në detyrë si kreu i këtij shteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!