Gjenden trua të pajetë në Sumy pasi rusët u tërhoqën, shumica me duar të lidhura

schedule16:18 - 13 Prill, 2022

schedule 16:18 - 13 Prill, 2022

Pasi forcat ruse u larguan nga rajoni Sumy në Ukrainën verilindore, autoritetet thonë se numri i trupave të gjetur ka ardhur në rritje.

“Ka më shumë se 100 të vdekur në mesin e civilëve në rajonin e Sumy. Për fat të keq, ky numër po rritet çdo ditë,” tha në një konferencë të mërkurën Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake rajonale Sumy.

“Shumë njerëz u gjetën të vdekur me duar të lidhura me shenjat e torturave, të qëlluar në kokë”, shtoi ai.

Zhyvytskyi pretendoi se “ka njerëz që mbahen robër dhe ka negociata të përditshme që ata të shkëmbehen ose lirohen. Ka shumë njerëz, fati i të cilëve mbetet i panjohur deri më sot.”

Këtë javë, kabineti ukrainas ndau rreth 8 milionë dollarë për rajonin e Sumy për të filluar detyrën e riparimit të banesave, rrugëve dhe shërbimeve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!