Një burrë dhe një grua që kishin në pronësi një agjenci funerali në Kolorado, në të cilën ishin ruajtur të paktën 189 trupa të kalbur, janë arrestuar pas zbulimit të tmerrshëm.
Jon dhe Carie Hallford u kapën në Ëagoner, Oklahoma, të mërkurën në mëngjes, nën dyshimin për disa krime, abuzim me një kufomë, vjedhje dhe pastrim parash dhe falsifikim.
Pronarët e agjencisë Funerale në Penrose u arrestuan në një shtet tjetër, kështu që pritet ekstradimi i tyre, për t’u zhvilluar seanca gjyqësore. Joe po mbahet në burg në Qarkut Muskogee, ndërsa sipas informacioneve gruaja e tij nuk është burgosur.
Hetimi për agjencinë funerale nisi më 4 tetor, pasi fqinjët raportuan një erë të keqe që vinte nga objekti. Hallfords themeluan shtëpinë funerale në 2017 dhe ofruan varrime ‘të gjelbërta’ që nuk përfshijnë përdorimin e balsamimit, lëngjet, si dhe djegiet.
Të gjitha mbetjet u nxorën nga objekti më 13 tetor dhe u zhvendosën në zyrën e mjekëve të kontesë El Paso.
Mjeku i Qarkut Fremont, Randy Keller tha se 110 individë të vdekur janë identifikuar dhe se 80 të tjerë janë ende duke u ekzaminuar përmes të dhënave dentare, pajisjeve mjekësore, gjurmët e gishtërinjve dhe testimin e ADN-së.
/abcnews.al