Gjenden rrënojat e nëndetëses legjendare “Harder” pas 80 vitesh

schedule11:41 - 25 Maj, 2024

schedule 11:41 - 25 Maj, 2024

Nëndetësja amerikane e Luftës së Dytë Botërore Harder është gjetur 80 vjet pasi u shkatërrua në Detin e Kinës Jugore.

Nëndetësja, e cila ishte përgjegjëse për shkatërrimin e shumicës së anijeve luftarake të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkatërrua më 29 gusht 1944 së bashku me një ekuipazh prej 79 personash, dhe rrënojat e saj u gjetën në një thellësi prej 914 metrash pranë ishullit filipinas.

Në një nga patrullimet e fundit, kjo nëndetëse fundosi tre shkatërrues japonezë në katër ditë dhe dëmtoi rëndë dy, gjë që kontribuoi ndjeshëm në humbjen përfundimtare të japonezëve në Betejën e Gjirit Dasol.

Me moton “Goditni më fort”, nëndetësja “Harder” ishte një makth për flotën japoneze, veçanërisht autokolonat.

Qasja agresive e kapitenit dhe ekuipazhit të saj fitoi statusin e saj legjendar. Të gjashtë patrullat ku ajo lundroi ishin të suksesshme.

Nëndetësja amerikane është gjetur nga organizata joqeveritare “Lost 52 Project”, qëllimi i së cilës është gjetja e 52 nëndetëseve të humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!