Gjenden pas katër ditësh adoleshentet e humbura në Tiranë

schedule13:03 - 5 Janar, 2021

schedule 13:03 - 5 Janar, 2021

Policia e Tiranës ka gjetur pak minuta më parë dy vajzat e humbura më datë 1 janar.

Dy të miturat janë gjetur në Përmet nga policia lokale dhe siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, aktualisht janë nisur për në kryeqytet, ku edhe do të pyeten nga policia.

Paraprakisht, vajzat kanë deklaruar se kishin ikur vetë nga shtëpia pasi sipas tyre familjarët nuk silleshin mirë me to.

16-vjeçaret iniciale M.H dhe K.A dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar duke humbur më pas çdo kontakt me familjen. Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri.

Ndërkohë, pas dreke prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.

Mësohet se njëra prej tyre kishte marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa.

Njoftimi i policisë

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!