Gjenden pajetë shtatë persona në Meksikë, në trupat e tyre kishte mesazhe të shkruara 

schedule07:43 - 6 Prill, 2024

schedule 07:43 - 6 Prill, 2024

E rëndë në Meksikë. Autoritetet kanë zbuluar shtatë persona të pajetë. Sipas policisë, pesë prej tyre u ishte prerë koka dhe një tjetër ishte copëtuar plotësisht.

Viktimat janë gjetur në një makinë që ishte në një autostradë pranë Pueblas. Mbi trupat kishte mesazhe të shkruara me dorë që shpjegonin arsyet e vrasjes. Sipas autoriteteve mesazhe të tilla u lihen shpesh viktimave të bandave të drogës.

Jo vetëm përplasjet mes bandave, por edhe situata politike në Meksikë vazhdon të jetë e tensionuar, me rreth 12 kandidatë politikë të vrarë.

Këtë në zgjedhjet e përgjithshme, dhuna elektorale në Meksikë është rritur, me anëtarët e krimit të organizuar që sulmojnë dhe kërcënojnë të gjitha partitë politike. Që nga viti 2023, nga grupet kriminale kanë qenë kundër kandidatëve për kryetar bashkie, duke llogaritur 18 nga 22 vrasje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!