Kufomat e dy grave janë gjetur në një park këtë pasdite në Londër. Trupat e pajetë janë gjetur në parkun “Fryent Country”, raportojnë mediat vendase.
Deri më tani nuk ka detaje për vrasjen, po ashtu nuk është arrestuar asnjë person, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje.
Një zëdhënëse e policisë tha: “Policia u thirr në Parkun Fryent Country, Slough Lane në Wembley në 13.08 pasdite të Dielën, 7 Qershor për gjetjen trupave të dy grave”. /abcnews.al

