Mbi 100 predha artilerie janë gjetur në afërsi të lumit në Bradashesh të Elbasanit. Predhat e artilerisë janë 85 mm. Kjo sasi e municioneve u transportua për në poligon, ku dhe do të bëhet asgjësimi i tyre.
Ende nuk është e qartë nëse këto predha i përkasin Luftës së Parë Botërore apo janë predhat nga hapja e depove në vitin 1997. Për lajmin u njoftuar fillimisht policia lokale që rrethoi zonën përreth.
Më pas janë njoftuar efektivët e EOD (Explosive Ordnance Disposal), të batalionit xhenier të Komandës mbështetëse të Forcave të Aarmatosura, të cilët në më pak se 2 orë kanë bërë të mundur zbulimin e këtyre municioneve.
Në operacion asistuan edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Kërkesa për ndërhyrje është bërë nga Prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja./abcnews.al