Foto ilustruese
Gjenden mbetje kockore në fshatin Gllavë e Madhe të Memaliajt. Mbetjet, të gjetura gjatë punimeve në aksin rrugor “Ballaban-Berat”, dyshohet se i përkasin qenieve humane të vendvarrimeve të vjetra.
Për këtë arsye, policia ka referuar materialet për vlerësim në Prokurori.
“Stacioni i Policisë Memaliaj referoi materialet për vlerësim në Prokurori, pasi ditën e djeshme gjatë kryerjes së punimeve në aksin rrugor “Ballaban-Berat”, në lagjen “Coraj”, në fshatin Gllavë e Madhe, janë gjetur mbetje kockore, që dyshohet se iu përkasin qenieve humane, të vendvarrimeve të vjetra të zonës.”, njofton policia./abcnews.al


