Në qytetin Chihuahua, Meksikë, policia gjeti dy trupa të tjerë, teksa gërmonte varret masive në hyrje të luginës Ciudad Juarez.
Një grua, një kalimtare ka denoncuar në polici se ka parë mbetje njerëzore.
Në dy ditët e fundit, tetë viktima janë zhvarrosur në gjashtë varre.
Trafikantët e drogës ndërtuan varreza masive në të gjithë vendin. Dhuna e lidhur me drogën është rritur që nga viti 2006, kur ushtria u vendos për të luftuar kartelet e fuqishme. Që atëherë, më shumë se 200,000 njerëz janë vrarë dhe shumë prej tyre nuk janë gjetur.
Mes të vrarëve janë anëtarë të kartelit, emigrantë, ata që refuzuan të “rekrutoheshin” në kartele…/abcnews.al