Gjenden dy trupa në një makinë të djegur në Suedi

schedule09:57 - 17 Korrik, 2024

schedule 09:57 - 17 Korrik, 2024

Policia suedeze gjeti dy trupa në një makinë të djegur të marrë me qira nga një shtetas britanik.

Shoferi dhe pasagjeri, të cilët kaluan nga Danimarka në qytetin e Malmos në jug të Suedisë, u qëlluan të dielën, sipas gazetës “Aftonbladet”, siç raporton Guardian. Një Toyota RAV4, e cila ishte marrë me qira në aeroportin e Kopenhagës, është djegur në zonën industriale të Malmö.

Bëhet e ditur se vetura është marrë me qira nga një shtetas i Britanisë së Madhe, ndërsa ekipi mjeko-ligjor suedez po punon për identifikimin e viktimave. Policia nuk pranoi të komentonte nëse vrasjet ishin të lidhura me dhunën e bandave në Suedi, por Interpoli thuhet se është përfshirë në hetim pasi viktimat kaluan kufijtë ndërkombëtarë gjatë udhëtimeve të tyre.

Vitet e fundit, Suedia ka parë një rritje të dhunës midis bandave kriminale që luftojnë për trafikun e armëve dhe drogës dhe, Suedia ka shkallën e dytë më të lartë të vdekjeve nga krimi me armë në Evropë, pas Shqipërisë. Në vitin 2022, në Suedi ka pasur 391 të shtëna, 62 prej të cilave fatale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!