Gjenden dy skelete nga koha e shpërthimit të vullkanit Vezuvi në vitin 79 pas Krishtit

schedule15:56 - 16 Maj, 2023

schedule 15:56 - 16 Maj, 2023

Gërmimi arkeologjik vazhdon të zbulojë aspekte të reja të historisë unike të Pompeit. Siç njoftoi Ministria e Kulturës italiane, janë zbuluar skeletet e dy burrave, mbi 50 vjeç, të cilët vdiqën gjatë tërmetit që i parapriu shpërthimit të Vezuvit, në vitin 79 pas Krishtit.

Siç theksojnë mediat italiane, ky është një tjetër aspekt i dimensionit njerëzor të kësaj tragjedie të veçantë, tërmetit dhe shpërthimit që brenda dy ditësh shoi çdo gjurmë jete nga ky qytet Italian.

Dy skeletet u gjetën në një ndërtesë që strehonte një furrë të madhe buke dhe një dyqan për shitjen e bukës. Në të njëjtën kohë, pranë skeleteve të dy burrave, arkeologët gjetën gjashtë monedha të lashta, dy prej të cilave ishin argjendi, një gjerdan dhe një sërë amforash.

Këta dy banorë të Pompeit të lashtë, siç shihet nga pozicioni i skeleteve, u shtypën nga muret e dhomës në të cilën ishin përpjekur të gjenin strehë.

“Ky zbulim i ri konfirmon se Pompei është një laborator i madh arkeologjik, i cili vitet e fundit falë një dinamike të re ka befasuar të gjithë botën, me një sërë zbulimesh të jashtëzakonshme arkeologjike”, tha ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!