2 persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme, njëri në Fier e tjetri në Lushnje.
“Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike)”, thotë policia.
36 vjeç është shpallur në kërkim në datë 11 ditë më parë pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.
Kurse në Lushnje rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, një 84 vjeçar. Ky i fundit banues në fshatin Rrapëz,. Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. /abcnews.al