Gjenden disa nga sendet e vjedhura në Muzeun Britanik

schedule14:12 - 26 Gusht, 2023

schedule 14:12 - 26 Gusht, 2023

Rreth 2,000 objekte, përfshirë bizhuteri ari dhe gurë të çmuar, janë vjedhur nga Muzeu Britanik gjatë viteve, por një kërkim për to tashmë ka filluar dhe janë zbuluar disa, tha sot kryetari i muzeut, George Osborne.

Muzeu Britanik njoftoi javën e kaluar se një anëtar i stafit ishte shkarkuar pasi u zbulua se objektet që datonin nga shekujt 15-19 ishin vjedhur nga magazinimi.

Drejtori i muzeut, 60-vjeçari Hartwig Fischer, i cili mori postin në vitin 2016, dha dorëheqjen të premten pasi pranoi neglizhencën në hetimin për vjedhjen e këtyre objekteve. Në të njëjtën kohë, “deri në njoftimin e dytë” largohet edhe zëvendësdrejtori i fondacionit, Jonathan Williams.

Osborne, ish-kancelari i Thesarit të Britanisë, tha për BBC sot se jo të gjitha koleksionet e Muzeut Britanik janë regjistruar siç duhet, gjë që ai shpjegoi se ndodh në muzetë e mëdhenj që kanë grumbulluar koleksionet e tyre gjatë qindra viteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!