Gjenden 39 persona të vdekur brenda një kontenieri në Britani

schedule11:10 - 23 Tetor, 2019

schedule 11:10 - 23 Tetor, 2019

39 trupa pa jetë janë gjetur Brenda një kamioni në një zonë industrial të Eseks, në juglindje të Britanisë së Madhe. Mes viktimave është dhe një adoleshent. BBC raporton se shoferi i kamionit, një 25 vjecar nga Irlanda e Veriut, është arrestuar.

Një skenë e frikshme ajo me të cilën janë përballur agjentët e  policisë britanike mëngjesin e të mërkurës. 39 truoa të pajetë janë gjetur Brenda një kamioni në një zonë industriale të Eseks në juglindje të Britanisë së Madhe.

Mes viktimave është dhe një adoleshent. BBC raporton se shoferi i kamionit, një 25 vjecar nga Irlanda e Veriut, është arrestuar. Sipas autoriteteve britanike kamioni vinte nga Bullgaria.

Policia u lajmërua nga personeli i një ambulance pak pas mesnate. Autoritetet britanike konfirmuan se shoferi i kamionit do të qëndrojë në gjendje arresti ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kryeministri britanik Boris Xhonson deklaroi se ndihej i tmerruar nga ky incident tragjik që kishte ndodhur në Eseks. Ai shtoi se po merrte informacione të njëpasnjëzhme nga ministria e brendshme e cila po bashkëpunon me policinë për të zbuluar se cfarë ka ndodhur.

Jam i keqardhur për të gjithë ata që kanë humbur jetën dhe familjarët e tyre”, përfundoi ai./abcnews.al