Gjeli që këndon 70 sekonda pa pushim. Ilazi: Kam patur edhe gjel që këndonte 90 sekonda

schedule10:59 - 26 Janar, 2024

schedule 10:59 - 26 Janar, 2024

KOSOVË- Bajram Ilazi, nga Kosova, kultivues i racave autoktone të gjelit të Gjilanit dhe Drenicë ka treguar për ABC e Mëngjesit se si i lindi pasioni.

Ai thotë se në fermën e tij ka pasur gjela, të cilat këndonin deri në 90 sekonda pa pushim, një tipar i veçantë i racës së gjelave të Drenicës dhe Gjilanit. Ai thotë se me profesionin është kuzhinier, por gjelat i mban më shumë për pasion.

“Këtë e kam trashëgim nga babai dhe gjyshi. Me mbarështimin e shpendëve kamë nisur që në 6 vjeç. Me profesion jam kuzhinier, por i mbaj vetëm për pasion. Nga dëshira më shumë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!